Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë mbështetje për votimin pro marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Në një konferencë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ajo theksoi se nuk do të ketë seancë të re të Kuvendit të Kosovës, për shkak se ka pika të shumta që kanë mbetur nga seanta e kaluara.
“Kemi komunikuar vazhdimishit me të tripa grupet parlamentare të opozitës për marrëveshjet ndërkombëtare nuk ka ndonjë ndryshim të vendimit të tyre”, ka thënë Kusari-Lila.
“Nuk do të ketë seancë të re, pasi kemi grumbullim të pikave të caktuara nga seancat e kaluara”, ka thënë Kusari-Lila. /Klankosova.tv