Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve nën dyshimet për kryerje të veprave penale, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpëlarje të parave”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të bërë publik më 13 dhjetor, aktakuza është ngritur ndaj pronarëve të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka dhe pronarit të televizionit T7 dhe themeluesit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut.
Klodian Allajbeu “Imami i Shqipërisë” kreu i grupit për Ballkan në organizatën FETO, akuzohet për kryerje të veprave penale, “falsifikim i dokumenteve” dhe “shpëlarje të parave”.
“Imami i Shqipërisë” në historin e FETO, Kloidan Allajbeu, është diplomuar në Universitetin e Ankarasë në vitin 2006. Në të njëjtin vit themeloi Spitalin Amerikan në Tiranë. Sot, numri i filialeve të spitaleve në Shqipëri e Kosovë kanë arritur në pesë.
Përveq Tiranës, ka nga një filial në Durrës dhe në Fier, e po ashtu dy filiale në Kosovë. Lidhur me këtë spital gjenden dhjetra laboratore analizash.
Nuk mbaron me kaq.
Kloidan Allajbeu është pronari i Spitalit Grek që ofron veprimtari në Shqipëri, Spitali Hygeia. Përveç kësaj vijon për themelimin e fakultetit të mjekësisë në Universitetin Epoka, universiteti që gjendet nën kontrollin e FETO-s.
Lartësimi i pandalshëm i Kloidan Allajbeut, i cili mban kontakte të ngushta me numrin e dy të punësve FETO, Mustafa Özcan, pa dyshim që nuk është më kaq.
Kloidan Allbeu arriti në këtë nivel me ndihmën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Për shembull Klodi zotëron të gjithë tenderat e dializave në spitalet shtetërore. Përveç kësaj, në periudhën e pandemisë, ishte e ndaluar për spitalin privat, vijoi aplikimin e testit PCR në spitalin që zotëron. Ndërsa shteti shqiptar u mjaftua me luajtjen e rolit të tre majmunëve (duke thënë nuk pashë gjë, nuk dëgjova gjë dhe nuk di gjë). Kështu bëhet e ditur se ka fituar miliona dollarë.
Ky (xhemat) grup për të realizuar qëllimet e maskon aktivitetin në shkolla, media e shëndetësi..
Qeveria e Kosovës duhet të bllokojë aktivitetet e organizatës terroriste FETO që vepron në Kosovë, jo vetëm në arsim por edhe në Shëndetësi dhe Media, ku është e “helmuar” thellë.