Liridon Rexhepi, një shqiptar i Kosovës, është arrestuar nga njësia e Inteligjencës Turke nën dyshimin se financonte spiunazhin.
Sipas mediave turke që i kanë bërë jehonë arrestimit, Rexhepi furnizonte me para agjentët e shërbimit inteligjent izraelit në Stamboll, MOSSAD.
Ky shtetas rezulton se kishte hyrë në Turqi më pak se një javë më parë, në 25 Gusht dhe lëvizjet e tij janë monitoruar nga shërbimet e inteligjencës turke.
Media vendase “Sputnik Turqia”, bën me dije se shqiptari Liridon Rexhepi ka ofruar mbështetje financiare për personelin në terren të MOSSAD-it në Turqi dhe ka transferuar para për operacione të ndryshme që janë zhvilluar në këtë vend.
Organizata Kombëtare e Inteligjencës në Stamboll (M?T), ka përcaktuar se shqiptari i Kosovës i transferonte para agjentëve izraelitë që vepronin në terren në Turqi sipas udhëzimeve të MOSSAD-it.
Kjo është provuar nga sulmet me dron, operacionet psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe mbledhjes së informacioneve në terrenin sirian.
Siç ka dalë nga hetimet paraprake dhe ajo që raportojnë mediat turke, Liridon Rexhepi u dërgonte rregullisht para agjentëve izraelitë të MOSSAD në Turqi nëpërmjet Western Union.
Rezulton se janë monitoruar disa transaksione të dyshimta dhe lëvizje në llogaritë bankare të këtij shtetasi.
Liridon Rexhepi është monitoruar nga afër nga M?T që nga momenti i hyrjes në Turqi më 25 gusht 2024.
Si rezultat i koordinimit me Drejtorinë e Degës Antiterrorizëm të Policisë së Stambollit (TEM), Rexhepi u ndalua më 30 gusht.
Ai ka pranuar transfertat e parave në deklaratën e tij në komisariat ndaj dhe gjykata ka vendosur ta lërë në burg.
Operacioni i M?T zbuloi se MOSSAD ka ofruar mbështetje financiare për personelin e vet në terren në Turqi nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.