Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe

    PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe

    Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

    Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

    Veri, policia gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

    Veri, policia gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

    Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgimn

    Sërgjan Lazoviq shpallet fajtor për krime lufte, dënohet me 12 vite e 6 muaj burgimn

    Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

    Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

    ZRrE-ja hedh poshtë pretendimet se rryma s’do të shtrenjtohet: Rishqyrtimi i tarifave për KOSTT, KEDS- KESCO është në proces

    ZRrE-ja hedh poshtë pretendimet se rryma s’do të shtrenjtohet: Rishqyrtimi i tarifave për KOSTT, KEDS- KESCO është në proces

    Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

    Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

    Osmani kujton masakrën e Mitrovicës: Krim i hapur kundër njerëzimit

    Osmani kujton masakrën e Mitrovicës: Krim i hapur kundër njerëzimit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kush janë hakerët mercenarë që ndikojnë tek proceset zgjedhore në mbarë botën

23 Shkurt 2023, 8:01
në Të Fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Ata kanë ndikuar në të paktën 33 fushata presidenciale në mbarë botën, ashtu si dhe tek një listë e pafundme figurash politike, të cilët kanë rënë viktimë e hakerimit apo fushatave fyese të nisura kundër tyre. Dhe kjo është vetëm një pjesë e punës së kryer vitet e fundit nga i ashtuquajturi “Team Jorge” (Ekipi i Jorges).

Fjala është për një grup hakerash mercenarë me bazë në Izrael, të cilët u shërbejnë “klientëve” që u dërgojnë kërkesa për sabotime politike. Zbulimi i këtij ekipi, ishte rezultat i një investigimi gazetaresk të kryer nga disa gazeta ndërkombëtare. Disa reporterë arritën të depërtojnë brenda kësaj organizate dhe të ekspozojnë veprimtarinë e saj.

E vërteta që u shfaq është ajo e fushatave denigruese të planifikuara, dhe sidomos përdorimi i platformave sociale dhe “hakerimi klasik” i e-maileve dhe i profileve në rrjetet sociale. Vetë anëtarët e Ekipit të Jorges, mburreshin me rezultate të tilla të bujshme. Investigimi nisi korrikun e vitit të kaluar.

Tre gazetarë u hoqën sikur ishin klientë të kualifikuar të “Team Jorge”. Gazetarët i përkasin Radio France, gazetës izraelite Haaretz dhe portalit TheMaker. Pasi kontaktuan me hakerët, ata u thanë se punonin për një agjenci pranë një shteti afrikan të paspecifikuar. Synimi i tyre ishte shtyrja e zgjedhjeve në atë vend.

Nga korriku deri në dhjetor, ata zhvilluan disa takime online me përfaqësues të grupit të hakerave. Pikërisht në këto takime, ata renditën një sërë “suksesesh” të grupit. Nga shtyrja e disa konsultimeve në disa vende të paqëndrueshme, tek nxitja e debatit politik nëpërmjet profileve false dhe shpërndarjes virale të postimeve që synojnë të ndikojnë tek publiku.

Gjatë takimeve, që të gjitha të regjistruara nga klientët e rremë, u shpjegua mënyra e veprimit të Team Jorge. Aktiviteti i parë ishte ai i hakerimit. Në thelb nuk ishte asgjë ndryshe nga situatat e tjera të hasura tashmë në të kaluarën. Ata hakeronin postën elektronike dhe profilet në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë shtinin në dorë informacione konfidenciale, teksa kërkonin në to elementë komprometues, për të nisur më pas një fushatë shpifjesh ndaj personit në fjalë. Sipas asaj që u zbulua nga investigimi, mijëra llogari ishin hakeruar nga ky grup brenda pak vitesh.

Jo vetëm rrjetet më të njohura sociale, por edhe Gmail dhe Telegram. Aktiviteti i hakerimitshoqërohej me prodhimin e lajmeve të rreme, apo për të krijuar situata të turpshme për personin e shënjestruar. Pasi depërtonin në llogaritë e ndryshme, anëtarët e grupit publikonin njoftime të rreme për shtyp, përmes të cilave e komprometonin pozicionin e një politikani apo institucioni.

Në këtë mënyrë, grupime të tëra politike u destabilizuan ndër vite, duke u përfshirë në ngjarje komprometuese. Ndonjëherë, Ekipi i Jorges do të vepronte edhe në sferën privat të viktimave. Gazeta britanike “The Guardian”, ka rrëfyer një episod që lidhet me një eksponent politik të rëndësishëm por të spaspecifikuar.

Një lodër seksi u dërgua me korrier në shtëpinë e tij, që ta bënte gruan e tij të besonte ekzistencën e një lidhjeje jashtëmartesore. Kjo ishte një shenjë se si për të arritur qëllimin e tij, grupi nuk do t’i linte asgjë rastësisë. Por fokusi kryesor i grupit kishte të bënte me fushatat e shpifjeve dhe lajmeve të rreme përmes një “ushtrie” profilesh false në rrjetet sociale. Vlerësohet se grupi mund të ketë menaxhuar deri më sot të paktën 30 mijë llogari të rreme, me të cilat ndikonte tendencat në rrjetet sociale dhe për rrjedhojë pjesërisht edhe vetë opinionin publik. E gjithë kjo ishte e mundur falë sistemit AIMS, shkurtesa e AdvancedImpact Media Solutions. Me këtë platformë të veçantë, mund të krijohen brenda disa sekondash qindra llogari të rreme. Llogaria në vetvete është e aftë të mos ngjallë dyshime në sytë e një përdoruesi të zakonshëm.

Në fakt, emrat dhe fytyrat e krijuara nga hiçi lidhen me profile të ndryshme, dhe më pas vendosen në të gjitha rrjetet sociale më të rëndësishme. Në këtë mënyrë, kushdo që dëshiron të verifikojë vërtetësinë e një profili të caktuar nuk do të kishte asnjë dyshim.

Në “The Guardian” u raportua një shembull tjetër, që kishte të bënte me një fushatë shpifjeje të porositur nga Team Jorge kundër Zyrës së Komisionerit të Informacionit (ICO) në Britaninë e Madhe. Duke u shtirur si klientë të rremë, 3 gazetarët kërkuan në një moment të caktuar (dhe ia arritën) të takoheshin personalisht me grupin e hakerave.

Më pas shkuan në Modi’in, një qytet që ndodhet në gjysmë të rrugës midis Tel Avivit dhe Jerusalemit. Atje grupi ka bazën e tij, dhe në takim ishte i pranishëm edhe ai që pretendonte të ishte kreu i grupit, Tal Hanan, një ish-anëtar i shërbimeve izraelite të sigurisë. Është ai që përdor pseudonimin Jorge, duke i dhënë kësisoj emrin të gjithë grupit. Gazetarët arritën të filmonin në fshehtësi takimin me Hanan.

Në videon 5-minutëshe të publikuar në “The Guardian”, vetë ish-agjenti shpjegon mënyrën e veprimit të ekipit të tij. Ai shpjegoi ndër të tjera, se jo të gjithë në grup janë izraelitë. Aty ka edhe hakerë mercenarë, si dhe menaxherë të mediave sociale dhe specialistë të tjerë të dezinformimit.

“Për momentin jemi të përfshirë në ndërhyrjen në një proces zgjedhur në Afrikë. Por kemi një ekip në Greqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe”- thotë Hanan në video. “Kemi ndikuar në 33 fushata presidenciale, dhe në 27 prej tyre kemi qenë të suksesshëm”- shton ai. Se cilat ishin zgjedhjet në fjalë nuk u saktësua.

Por nga qëndrimi i tij dukej i sigurt për veten dhe bashkëpunëtorët e tij. Po ashtu Hananpërmendi shifrat që kërkohen zakonisht nga grupi. Ato variojnë nga 6-15 milionë dollarë, teksa është e mundur të paguhet edhe në kriptovaluta. Gazeta britanike specifikoi se e kishte kontaktuar Hanan, dhe ai mohoi çdo lloj shkelje ligjore.

Për momentin është e vështirë të konstatohet vërtetësia e fjalëve të Hanan dhe anëtarëve të ekipit të tij. Prandaj, është po aq e vështirë të verifikohet se cilat zgjedhje janë ndikuar nga hakerat, në cilat fushata elektorale është ndërhyrë, dhe cilat fushata shpifëse ka drejtuar vërtet Team Jorge.

Deri më tani ka gjurmë të punës së këtij grupit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2015 në Nigeri. Dyshohet se ai ka bashkëpunuar me Cambridge Analytica, një kompani e implikuar në skandalin e mbledhjes së të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook për të ndikuar në fushatat elektorale në Shtetet e Bashkuara.

The Guardian raportoi për disa e-maile të shkëmbyera midis anëtarëve të Team Jorge dhe Cambridge Analytica. Synimi ishte rizgjedhja në detyrë e Goodluck Jonathan. Siç konfirmohet nga disa dëshmitarë të dëgjuar nga gazeta britanike, dy kompanitë kishin të njëjtin objektiv, por funksiononin paralelisht.

Ndërsa Cambridge Analytica synonte të tërhiqte vëmendjen e mediave ndërkombëtare ndaj presidentit në largim në Nigeri, kompania e udhëhequr nga Hanan u ngarkua me mbledhjen e të dhënave komprometuese për të dëmtuar sfidantin Muhammadu Buhari. Por ai operacion dështoi, sepse zgjedhjet u fituan nga Buhari.

Ekipi i Jorges ka vepruar vitet e fundit në Afrikë, Amerikën Latine dhe në një masë më të vogël në Lindjen e Mesme, Evropë dhe SHBA. Por aktivitetet e Team Jorge mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Sepse nën sipërfaqe mund të fshihen jo vetëm aktivitete “të thjeshta” hakerësh, por aktivitete reale që synojnë “para-përgatitjen” e debateve publike dhe ndërhyrjen në fushatat elektorale.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Guardiola kritikon futbollin modern: Po harrohen talentet e rinj

Guardiola kritikon futbollin modern: Po harrohen talentet e rinj

31 minuta më parë
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe

PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe

41 minuta më parë
Dy gjigantët evropianë e duan Avdullahun, ja sa para kërkon Hoffenheim

Dy gjigantët evropianë e duan Avdullahun, ja sa para kërkon Hoffenheim

2 orë më parë
Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, mbahet takimi trepalësh Kosovë-Shqipëri-Kroaci

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH