Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për çështjen “Berisha”. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.
Dy ditë më parë, pas një shqyrtimi 3 orësh, Gjykata Kushtetetuese nuk arriti në një vendimarrje mbi ankimimin e Berishës, që kundërshton masën e parë, atë të “detyrimit për t’u paraqitur” dhe bllokimin e pasaportës, nga Gjykata e Posacme, pa autorizimin e Kuvendit.
Berisha që prej momentit të parë e ka cilësuar anti-kushtetuese masën e dhënë, në tetor të vitit të shkuar, dhe nuk e zbatoi atë.
Për pasojë nga SPAK u kërkua një masë më të rëndë, duke bërë që Gjykata e Posaçme, të vendoste në fund të dhjetorit, “arrestin në shtëpi”.