Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, më 3 maj, do të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të ri.
Seanca do të fillojë në orën 10:00 dhe pritet të shënojë një tjetër përpjekje të Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur kryetaren e Kuvendit.
Në seancën e fundit, LVV kishte tentuar të ndryshojë mënyrën e votimit për ta lehtësuar zgjedhjen e kryetares, por propozimi nuk mori mbështetjen e nevojshme parlamentare.


























