Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdoj seancën konstituive me fillim nga ora 10:00.
Në rend të ditës është vetëm një pikë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kujtojmë se për herë të gjashtë, kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme për të marr pozitën e kryeparlamentarës.
Ndërsa lidhur me konstituimin e Kuvendit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur në takim për nesër kryetarin e PDK-së dhe të LDK-së.


























