Ka dështuar edhe sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Ajo e reja sipas kryesuesit të seancës, Avni Deharit, do të mbahet më 27 maj me fillim të orës 11:00.
Për shumë herë me radhë tashmë, brenda parlamentit tentohet të votohet kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
Kjo nuk po realizohet pasi deputetët nuk po pranojnë të votojnë me komision të fshehtë por edhe nuk janë të pajtimit me emrin e kandidates pasi për shumë prej tyre, ajo nuk është kandidate unifikuese.


























