Sot do të vazhdojë seanca plenare me pikat e papërfunduara. Vazhdimi i seancës plenare është thirrur të mërkurën nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi që mbledhja e Kryesisë ka dështuar në mungesë të kuorumit.
Në rend të ditës do të jenë 30 pikat e papërfunduara të seancave të datës 8 dhe 14 shkurt. Seanca pritet të nisë në orën 11:00.
Në këtë vazhdim të seancës deputetët kanë në rend dite shqyrtimin e projektrezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.
Vazhdimi i seancës plenare është thirrur të mërkurën nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pasi që mbledhja e Kryesisë ka dështuar në mungesë të kuorumit.