Kuvendi i Kosovës e ka themeluar i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Pro këtij komisioni hetimor, i cili është propozuar nga PDK-ja, kanë votuar edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në favor të këtij komisioni kanë votuar 61 deputetë dhe katër kanë qenë kundër.