Kuvendi i Kosovës ka votuar Propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
Ky propozim kaloi me 50 vota pro, dy kundër dhe nëntë abstenime.
Zëvendësimi i ish-deputetëve të partisë në pushtet është bërë pas largimit të tre deputetëve, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Drita Millaku.