Ljupço Paleski-Palço është organizatori kryesor i dy kidnapimeve, i cili sipas informacioneve fillestare të MPB-së së Maqedonisë së Veriut ka qenë edhe vrasësi i Vanja Gjorçevskës.
Këtë e ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili të arratisurin e cilësoi si monstër, shkruan “Klan Maqedonia”.
Ai është larguar nga vendi më 30 nëntor.
Organizatori dhe ekzekutori kryesor që sipas dëshmive të deritanishme ka vrarë me armë të miturën më datë 27.11, diku rreth orës 10, i frikësuar nga provat se mund të vijë policia, është larguar nga vendi. Po ndjekim gjurmët e tij”, ka thënë Spasovski.
“Në këtë moment jemi në linjë pa asnjë rezervë, autorët e këtij akti duhet të dalin dhe të dënohen për atë që kanë bërë”, ka thënë Bubevski.
Sipas tij, dy nga të dyshuarit kanë dëshmuar se informacionin për lëvizjen e vajzës e kanë mësuar nga Palço, i cili e kishte atë informacion nga babai i 14-vjeçares.