I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel është diskutuar për Marrëveshjen e Ohrit e cila ende nuk ka filluar të zbatohet, transmeton KosovaPost.
Lajçak ka shkruar në platformën “X” se ka pritur në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe drejtorin Petkoviq.
Ai ka theksuar se mes tjerash është diskutuar për një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe se palët kanë rëndë dakord për hapat e ardhshëm.
“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar të zbatohet në subtancë.. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak.