Xhudistja Distria Krasniqi ka bërë një shkrim pasi arriti finalen dhe mori medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit.
Krasniqi iu shpreh krenare me arritjen e saj dhe me përfaqësimin e Kosovës në këtë edicion, tre vjet pasi rrëmbeu të artën në Tokio.
“Ky rrugëtim ka qenë me sakrifica te panumërta, punë dhe përkushtim por gjithçka ja vlejti ne fund. Jam shume krenare që përfaqësoj vendin tim dhe të sjell këtë arritje të jashtëzakonshme në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.
“Një falënderim i madh për trajnerin tim të mrekullueshëm, ekipin, familjen dhe miqtë për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe besimin në mua. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse”.
“Kjo medalje e argjendtë është e veçantë pasi është medalja ime e dytë Olimpike, e para në Tokyo 2020 e fituar ne një kategori tjetër”.
“Jam shumë e lumtur që arrita në finalen olimpike edhe një herë dhe mirënjohëse për mundësinë për të garuar në nivelin më të lartë”.
“Faleminderit të gjithëve që kanë qenë pjesë e këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm”.