David Lammy, Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, ka takuar sot trupat britanike që po shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në X, Lammy tha se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, është i palëkundur.
“Sot falënderova ushtarakët dhe gratë britanike që janë vendosur si pjesë e operacionit të KFOR-it për ruajtjen e sigurisë dhe sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajon”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se kryediplomati britanik ka nisur vizitën zyrtarë në Kosovë të martën, ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Ndërsa sot, Lammy është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani si dhe nga krerët e partive politike në vend.