Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), të premten ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit.
Në rend dite të kësaj mbledhje kanë qenë ankesat e shumta të qytetarëve në lidhje me largimin e kanaleve të “DigitAlb” nga operatorët e shpërndarjes televizive.
Dhe për shkak të shkeljeve të shumta, KPM-ja ka gjobitur katër operatorët me 100 mijë euro.
Duke pasur parasysh gjithë ato ankesa qe kemi pranuar, ne kemi ardhur në përfundim se kemi shkelje të rregullores së KPM-së, nga ‘Ipko’, Kujtesa, ‘Artmotion’ e ‘Telkos’. Ato kanë shkelur nenin 15-të. Gjitha këto dështime në implementim të rregulloreve tona paraqesin dëm të madh drejtuar qytetarëve. KPM-ja do veproj për sanksionimin duke ofruar gjobën maksimale e që është 100 mijë euro. ‘Artmotion’ 64 mijë euro, ‘Kujtesa’ 26 mijë euro, ‘Ipko’ 7 mijë dhe ‘Telkos’ me 3 mijë euro”.
Mehmeti ka thënë se kontrata e fundit është bërë më 28 dhjetor pra vetëm tri ditë para se e drejta për shfrytëzim të “Digilalb” të skadojë.