Analisti politik dhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar vizitën e këshilltarit të departamentit amerikan Derek Chollet, shkruan KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Latifi tha se disa deklarata të Chollet janë me prapavijë.
Sipas tij, lidhur me disa çështje për dialogun Kosovë-Serbi, pikën ia vendos ShBA.
Se për çka e ka fjalën ai, lexoje postimin e plotë:
Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të shtetit: Nuk do të ketë Republikë Serbe në Kosovë. Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Jemi në një moment kritik, prandaj duhet të veproni!
Këtyre mesazheve tejet të qarta të emisarit amerikan, u mungojnë edhe disa fjali: Ne, amerikanët, do ta shkruajmë dokumentin e Asociacionit!
Ju veç duhet të rrini të ngroheni në diell dhe pastaj të grindeni me njëri-tjetrin për meritat.
Si atëherë kur e shkruam Marrëveshjen e Rambujesë, pastaj kur e bëmë Planin e Ahtisarit, pastaj kur e shkruam Deklaratën e Pavarësisë, pastaj Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe mbrojtjen e pavarësisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ky është zanati i vetëm qe ju dini të bëni: të vidhni meritat e sukseseve të të tjerëve dhe t’i akuzoni të tjerët për dështimet.