Xhudistja kosovare Laurinë Gashi e ka fituar medaljen e bronztë në turneun Podgorica Senior European Cup 2026.
Në përballjen vendimtare për podium, xhudistja kosovare e ka mposhtur me ippon xhudisten nga Mali i Zi, Milana Stevanovic.
Gashi e ka nisur garën me fitore në çerekfinale, ku ka mposhtur me yuko xhudisten nga Gjermania, Soraya Guenther.
Në gjysmëfinale, ajo është përballur me polaken Kinga Klimczak, nga e cila është mposhtur me ippon, duke kaluar kështu në luftën për medaljen e bronztë.


























