Lecce, ashtu si Empoli dikur, është kthyer në një “shtëpi” të preferuar për legjionarët kuqezi. Pas Ramadanit dhe Medon Berishës, Lecce po mendon të afrojë një tjetër futbollist shqiptar, bëhet fjalë për Arbër Hoxhën.
Gazetari i njohur italian, Gianluca Dimarizo, pjesë e Sky Sport, shkruan se Lecce ka vendosur kontaktet e para me ekipin e Dinamo Zagreb. Sipas Transfermarkt, kartoni i Arbër Hoxhës vlerësohet me 1,5 milionë euro, një shifër e përballueshme pasi Hoxha është një futbollist i ri, i ditëlindjes 1998, një futbollist me aftësi teknike dhe taktike shumë të mira.b.w.