Kandidati i opozitës liberale, Lee Jae-myung, është zgjedhur president i ri i Koresë së Jugut.
Edhe para se fitorja e Lee të shpallej zyrtarisht, kundërshtari kryesor konservator, Kim Moon-soo, e pranoi humbjen, duke u thënë gazetarëve se “e pranon zgjedhjen e popullit” dhe i uroi fitoren Lee.
Lee, i cili më parë është kritikuar si populist që anon nga Kina dhe Koreja e Veriut dhe largohet nga SHBA dhe Japonia, ka theksuar në mënyrë të përsëritur aleancën e Koresë së Jugut me SHBA-në si themel të politikës së saj të jashtme.
Lee do të bëjë menjëherë betimin të mërkurën si president, për një mandat të plotë pesëvjeçar, pa periudhën kalimtare dy mujore që zakonisht aplikohet. /Telegrafi/


























