Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku mes dy veturave që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në fshatin Novolan të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte, rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Nevolan, të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti.