Leposaviq, ndalohet qytetari që tenton të kalojë kufirin ilegalisht

Policia e Kosovës ka ndaluar një qytetar nën dyshimin për tentim të kalimit të paautorizuar të kufirit në pikën kufitare Koshuticë.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte tentuar të kalonte kufirin drejt Serbisë, brenda automjetit të të cilit janë gjetur mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë dërguar në terminal doganor për procedurat e nevojshme.

Policia apelon qytetarët për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim në parandalimin e këtyre rasteve.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish