Në Postenje të Leposaviqit, policia gjatë patrullimit afër vijës kufitare kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, në të cilën kishte pajisje bujqësore.
Policia rastin e ka cilësuar si kalim të paautorizuar të kufirit – në tentativë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore gjatë patrullimit, afër vijës kufitare kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, në të cilën kishte pajisje bujqësore-2 freza. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.