Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell KodovaPost.
Sipas tij, raportimet e tilla me ose pa dashje krijojnë panik te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit të Kosovës nga Serbia.
Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.