Shkruan: Agim Morina
VENDIMET E MBLEDHJES SË LIDHJES SHQIPTARE PËR TOSKËRINË
Prevezë, 11 janar 1879
Vendimet e Mbledhjes së Lidhjes Shqiptare për Toskërinë, e zhvilluar në Prevezë për të kundërshtuar me armë lëshimin e tokave shqiptare Greqisë dhe për të organizuar ushtrinë.
…Mbledhja e krerëve të Shqipërisë që u mbajt më 11 të këtij muaji [janar] në Prevezë, vendosi:
1) Fuqive që morën pjesë në Kongresin e Berlinit t’u dërgohet një përkujtesë, në të cilën të shprehet pakënaqësia e thellë e shqiptarëve kundër dorezimit të Epirit Greqisë dhe njëkohësisht t’u luten atyre të mos marrin vendime ose të mos bëjnë marreveshje, të cilat eventualisht kanë këtë pikësynim. Në qoftë se Fuqitë nuk do ta marrin parasysh këte lutje, atëherë të shfaqet haptazi se të gjithë shqiptarët janë të vendosur ta kundërshtojnë deri në fund aneksimin e Epirit dhe u luten atyre që disa qytete, si p.sh, Janina, të deklarohen si neutrale, që turqit, shqiptarët dhe grekët vendas, të mund të dërgojnë ne atë vend të sigurt gratë, fëmijët dhe sendet e vlefshme të tyre.
2) Shqiptarët nuk do të nxjerrin asnjë vështirësi në qoftë se i jepet [Greqise] një pjesë e Thesalisë .
3) Në rast se gjendja është e tillë që nuk arrihet një marrëveshje paqësore, atëherë do të mobilizohen të gjithë shqiptarët e aftë për luftë dhe do të mbahen me shpenzimet e Lidhjes.
4) Ne këtë rast do të pushtohen. para së gjithash depot më të rëndësishme shtetërore të armëve, të barutit dhe të ushqimeve, gjë që nuk do të jetë shumë e vështirë meqë tashmë ushtarët po vellazërohen me shqiptarët
Gjithashtu do të bëhen përpjekje. për të zotëruar vendet e fortifikuara, sidomos Nartën e Prevezën.
5) Për krerët shqiptarë dhe ushtrinë shqiptare do të përgatiten fshehurazi kuartiere [banesa fushimi] në Prevezë dhe Nartë sidomos për rastin, në qoftë se ndodhin komplikacione [luftarake] para pranverës…
HHStA., PA.f Konsullata e Janinës, XVII/37, informacioni nr. 2 i konsullit Gsiller dërguar nga Korfuzi më 20 janar 1879 ose informacioni nr. 8 i dërguar nga konsullata e Janinës më 1 shkurt 1879; AIH, dosja A-Vl-ll, f. 28-30. Përkthyer nga origjinali gjermanisht.
(Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare, 1978)
Foto: Preveza ne shek. 19