Liga më e madhe në Evropë, Liga e Kampionëve, rikthehet sonte me dy ndeshjet e para kthyese të çerekfinaleve.
Aston Villa-PSG është sfida kryesore e natës së sontme e cila pritet të sjellë një duel të zjarrtë.
Skuadra angleze në këtë ndeshje hynë me synim që të përmbys epërsinë e ndeshjes së parë prej 1-3, rezultat që flet në favor të parisienëve.
Ndërkohë, duel joshëse pritet të luhet edhe në Dortmund, ku Borussia pret Barcelonën.
Skuadrën gjermane e pret një mision tepër i vështirë pasi katalonasit triumfuan prej 4-0 në ndeshjen e parë, megjithatë, ‘milionerët’ e Gjermanisë, më gjithë ‘arsenalin’ e tyre do të provojnë që të bëjnë mrekullinë në duel me ‘Blaugranat’.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 21:00. rtk.