Është liruar nga Haga, ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Flakroni përmes një fotografie të postuar në Facebook.
“Mirë se erdhe në atdhe, babi”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, hera e fundit që Shala erdhi në Kosovë, ishte koha kur babai i tij kishte ndërruar jetë.


























