Lista Serbe ka reaguar për mbylljen nga autoritetet kosovare, të objekteve paralele serbe në veri.
Përfaqësuesit e kësaj liste, në një adresim për media, spekulojnë se ky vendim është persekutim i popullit serb, ani se këto komuna ofronin shërbime ilegale për komunitetin, transmeton klankosova.tv.
“Këto institucione janë absolutisht të ligjshme dhe në përputhje me ligjin. Ne do t’i përgjigjemi thirrjes dhe do të themi me zë të lartë se ky është persekutim politik i popullit serb dhe kjo është pjesë e një plani më të gjerë të persekutimit institucional të çdo gjëje serbe nga Kosova”, tha anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq.
”Kjo është çështje e popullit, gjegjësisht çfarë do të bëjë populli pa këto shërbime?”.
Lista Serbe tha se ditëve në vijim mund të njoftohen edhe për hapjen e Urës në Ibër, por edhe mbylljen e universitetit paralel në veri, transmeton klankosova.tv.
”Kërcënohet edhe universiteti, ky është momenti që ndërkombëtarët të tregojnë fytyrën, të shohim nëse do ta bëjë, por ky është momenti”, citon kosovo-online të ketë deklaruar Simiq.