Tifozët “Kuq e zi” kanë marshuar drejt stadiumit “Air Albania”.
Ata do ta përkrahin kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Çekisë, e cila llogaritet një nga ndeshjet vendimtare për kualifikim në kampionatin evropian.
Atmosfera është e zjarrtë në stadium nga numri i madh i tifozëve shqiptarë që kanë shkuar aty nga të gjitha trevat dhe diaspora.


























