Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin

    Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin

    Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshihet në Moskë

    Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshihet në Moskë

    Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

    Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

    Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

    Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

    PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi

    PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi

    Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

    Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

    Policia i zë dy persona duke vjedhur naftë në Prishtinë

    Policia i zë dy persona duke vjedhur naftë në Prishtinë

    Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

    Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

    Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

    Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Lufta me Iranin: Kina përmirëson imazhin në Azinë Juglindore

27 Mars 2026, 12:45
në Botë
Lufta me Iranin: Kina përmirëson imazhin në Azinë Juglindore
Share on FacebookShare on Twitter

Me luftën e Iranit, çmimet e energjisë po rriten në të gjithë botën, përfshirë Azinë Juglindore. Pekini po e përdor krizën për t`u pozicionuar si një partner i besueshëm në rajon.

Kërkohet menaxhim i menduar i krizave: pas sulmit të parë të SHBA-së dhe Izraelit, si dhe vrasjes së figurave kryesore të lidershipit,  Irani ka mbyllur rrugën  më të rëndësishme ndërkombëtare tregtare për naftën dhe gazin, Ngushticën e Hormuzit. Qeveritë e Azisë Juglindore tani po i përgatisin buxhetet, linjat ajrore dhe industritë e tyre për t’u përballur me një krizë gjithnjë e më të rëndë të karburantit. Pekini synon të përfitojë nga shqetësimet e rajonit dhe të tregojë se Kina, jo SHBA, është partneri më i mirë për të ardhmen.

“Kina është e gatshme të forcojë koordinimin dhe bashkëpunimin me vendet e Azisë Juglindore për të adresuar së bashku çështjet e sigurisë energjetike”, tha këtë javë zëdhënësi i qeverisë kineze Lin Jian.

Sipas të dhënave iraniane, anije kontejnerësh që lundrojnë nën flamujt e vendeve që nuk janë të përfshira në konflikt mund ta kalojnë lehtësisht këtë pengesë, siç është rasti, për shembull, me anijet kineze të mallrave. “Kina po vepron me përgjegjësi dhe si një aktor stabilizues. Pekini po bën thirrje për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe premton të bashkëpunojë me vendet e Azisë Juglindore për të kapërcyer mungesën e energjisë”, tha Li Mingjiang, një profesor në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare S. Rajaratnam në Singapor, në një intervistë me DW.

Azia Juglindore në gjendje krize

Në të gjithë Azinë Juglindore, qeveritë kanë reaguar ndaj krizës me masa të shumta emergjente, të tilla si masat e kursimit të karburantit dhe subvencionet. Në të njëjtën kohë, ato po kërkojnë me dëshpërim burime alternative furnizimi. Disa tashmë i kanë korrigjuar duke i ulur parashikimet e tyre të rritjes për këtë vit.

Pothuajse të gjitha vendet e Azisë Juglindore janë jashtëzakonisht të cenueshme. Shumica janë importuese neto të naftës nga Lindja e Mesme. Malajzia dhe Brunei janë përjashtime dhe kanë prodhimin e tyre të naftës dhe gazit. Megjithatë, edhe ato janë të ekspozuara ndaj inflacionit të përhapur që aktualisht përfshin rajonin. Sipas raporteve të medias, shumë po drejtohen te furnizuesit rusë për të siguruar furnizimet e tyre me naftë.

Filipinet shpallën një emergjencë kombëtare energjitike të martën (24 mars 2026), e cila do të zgjasë për një vit. Manila paralajmëroi për një “rrezik të afërt” për furnizimin me energji të vendit. Në të gjithë vendin, sektori publik tani po punon katër ditë në javë për të ulur konsumin e energjisë. Kompanitë e logjistikës po marrin subvencione të menjëhershme qeveritare për shkak të çmimeve të larta të benzinës. Për shkak të mungesës së benzolit të avionëve, aeroplanët e parë pritet të lihen në tokë së shpejti.

Vietnami ka aktivizuar fondet shtetërore për të stabilizuar çmimet e karburantit dhe i ka nxitur linjat ajrore të përgatiten për rregullimet e orarit të fluturimit. Importuesit e naftës paralajmërojnë se furnizimet me karburant për avionë mund të garantohen vetëm deri në mars.

Indonezia është zotuar të kompensojë disa nga kostot shtesë përmes buxhetit të shtetit dhe rritjes së subvencioneve. Tailanda po shqyrton masa të mëtejshme ndihme, pasi rritja e çmimeve të naftës po ndikon rëndë në sektorë të tillë si peshkimi. Shumë anije së shpejti mund të detyrohen të qëndrojnë në port. Malajzia ka rritur shpenzimet për subvencione për të mbajtur të qëndrueshme çmimet në pikat e karburantit.

Kina paraqitet si superfuqi e paqes

Ashtu si qeveritë e Azisë Juglindore, Pekini gjithashtu dëshiron të parandalojë që gjithnjë e më shumë vende të përfshihen në luftën e Lindjes së Mesme. Qeveria kineze dëshiron që Ngushtica e Hormuzit të rihapet sa më shpejt të jetë e mundur, tha për DW Chin-Hao Huang, bashkëdrejtor i Qendrës për Azinë dhe Globalizimin në Shkollën e Politikave Publike Lee Kuan Yew në Singapor. Askush nuk dëshiron të mbajë anë.

“Për aq sa ka reaguar publikisht, ka bërë vetëm me thirrje për përmbajtje, për një armëpushim.””Ne duhet të angazhohemi në dialog: këto janë të gjitha pika të përbashkëta të shumicës së qeverive të Azisë Juglindore”, shtoi Huang.

Kriza paraqet një situatë të favorshme për narrativën e Pekinit se Kina është e vetmja superfuqi e përkushtuar ndaj paqes, tregtisë së lirë dhe multilateralizmit. Kina po e pozicionon veten si alternativë ndaj një superfuqie amerikane që aktualisht perceptohet si agresive dhe egoiste. Në fjalimin në Forumin Boao, samit ekonomik i mbajtur të enjten (26.03.2026) në ishullin tropikal Hainan në Kinën jugore, Zhao Leji, kryetar i Parlamentit Kinez dhe i treti në hierarkinë e partisë, pas Presidentit Xi Jinping dhe Kryeministrit Li Qiang, deklaroi: “Ne duhet të refuzojmë konfliktin dhe konfrontimin dhe t’i japim paqes një të ardhme më të mirë.”

Kryeministri i Singaporit Lawrence Wong, i cili gjithashtu mori pjesë në Forumin Boao, deklaroi se Kina mund të luajë “një rol vendimtar” në formësimin e ngjarjeve botërore dhe “një rol edhe më të madh në promovimin e prosperitetit dhe stabilitetit rajonal”. Ai i kërkoi Pekinit të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri tregtinë e hapur dhe të bazuar në rregulla.

“Sulmet ushtarake të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit kanë shkaktuar shqetësim të madh në disa vende të Azisë Juglindore. Në realitet, Kina nuk ka nevojë të bëjë asgjë tjetër për të përkeqësuar më tej ndjenjat ndaj SHBA në rajon”, tha për DW Enze Han, profesor në Universitetin e Hong Kongut. “Në mënyrë të ngjashme, rritja e çmimeve të gazit në shumë vende të rajonit po dëmtonimazhin e SHBA-së. Përsëri, Pekini nuk ka nevojë të bëjë asgjë për t’ua hedhur fajin SHBA-së.”

Kina nuk jep naftë, por ka energji diellore

Megjithatë, në praktikë, Kina nuk dëshiron të ndajë asnjë pikë nafte me vendet e Azisë Juglindore. Kohët e fundit, Kina ndaloi eksportin e karburanteve të rafinuara për të garantuar furnizimin e saj të brendshëm.

Megjithatë, në plan afatgjatë, kriza mund të forcojë pozicionin e Kinës. Kriza e naftës do të përshpejtonte kalimin në energji të rinovueshme. Kjo është një fushë në të cilën kompanitë kineze janë jashtëzakonisht konkurruese ndërkombëtarisht, shpjegoi Profesor Li nga Singapori. Kina është tashmë shumë e përfshirë në tranzicionin e gjelbër të Azisë Juglindore. Kompanitë kineze janë ndër investitorët më të mëdhenj në sektorët në zhvillim e sipër të automjeteve elektrike dhe ruajtjes së energjisë në rajon. Për më tepër, Pekini është financuesi kryesor i hidrocentraleve dhe impianteve të mëdha diellore në të gjithë Azinë Juglindore.

Kryeministri i Singaporit Wong deklaroi në Forumin Boao se Federata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) duhet të shfrytëzojë pikat e forta të Kinës në energjinë e rinovueshme për të përshpejtuar zhvillimin e rrjetit energjetik të ASEAN-iz. Lufta e Iranit është një arsye bindëse për këtë. Wong-u theksoi angazhimin e Azisë Juglindore për të diversifikuar përzierjen e saj të energjisë. Në plan afatgjatë, Kina mund të presë lidhje më të ngushta me fqinjët e saj të Azisë Juglindore.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin

Kurti udhëton drejt Francës, ka një drekë pune me Macronin

31 minuta më parë
Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshihet në Moskë

Serbi i dyshuar për organizimin e incidenteve raciste, fshihet në Moskë

53 minuta më parë
Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

2 orë më parë
Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

3 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH