Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko tha të dielën se Ukraina ka vendosur më shumë se 120,000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë dhe Minsku ka vendosur gati një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Belta.
Ai nuk tha saktësisht se sa trupa ishin dislokuar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria profesionale e Bjellorusisë ka rreth 48,000 trupa dhe rreth 12,000 trupa kufitare shtetërore, sipas Bilancit Ushtarak të Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike të vitit 2022.