Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ismaili: 16 kandidatë maqedonas, asnjë shqiptar në kursin për oficerë

    Ismaili: 16 kandidatë maqedonas, asnjë shqiptar në kursin për oficerë

    Paralajmërimi i SHBA, Lamallari: S’ka kërcënim real, Shqipëria e sigurt

    Paralajmërimi i SHBA, Lamallari: S’ka kërcënim real, Shqipëria e sigurt

    Haxhiu: Demonstratat e vitit ‘81 shënuan një kthesë në vetëdijen shoqërore

    Haxhiu: Demonstratat e vitit ‘81 shënuan një kthesë në vetëdijen shoqërore

    Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

    Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

    Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

    Dështon zgjedhja e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor, shkak mungesa e kuorumit

    Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

    Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Leposaviq, ndalohet qytetari që tenton të kalojë kufirin ilegalisht

    Krasniqi: Prilli, muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në shërbimet komunale

    Krasniqi: Prilli, muaj i regjistrimit falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në shërbimet komunale

    Kryetari i Nju-Jorkut ha ushqim me reperin shqiptar, Action Bronson

    Kryetari i Nju-Jorkut ha ushqim me reperin shqiptar, Action Bronson

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

LUSTRACIONI I ORGANIZATËS KRIMINALE-KOMUNISTE DHE KRIZAT ARIFICIALE NË KOSOVË

02 Prill 2026, 10:49
në OP / ED
LUSTRACIONI I ORGANIZATËS KRIMINALE-KOMUNISTE DHE KRIZAT ARIFICIALE NË KOSOVË
Share on FacebookShare on Twitter

Jo lexojeni, po lexojeni dhe mësojeni!

LUSTRACIONI I ORGANIZATËS KRIMINALE-KOMUNISTE DHE KRIZAT ARIFICIALE NË KOSOVË

Shkruan: Arsim Zekolli*

Çdo gjë që ndodhë në dhe rreth Kosovës sot e gjatë kohe, ndërlidhet me dy dinamika që trondisin fqinjësinë dhe në mënyrë indirekte thyhen mbi Kosovën. Njëra dinamikë është administrative, politike. Tjetra, ideologjike, civilizuese. Të dyjat ndërlidhen, preken, ndahen, gërshetohen, bashkëpunojnë dhe rivalizojnë.

Dinamika e parë.

Në botëkuptimin, fjalorin, simbolikën, historinë dhe mitologjinë e rajonit, imazhi për shërbimet sekrete (UDB, KOS, Sigurimi) ende ndërlidhet në konotacion etnik, ideologjik, politik. Perceptimi i qytetarit të rendomtë, sidomos atij shqiptar, ende ndërlidhë UDB-në, KOS-in me mizanskenat misterioze të përndjekjes, torturës, sipunimit, vrasjes, sabotimit, konspiracionit te qendrave serbo-maqedonase.

Në realitet, ky imazh dhe funksion i UDB-së, por edhe Sigurimit, ekzistonte deri në përfundimin e luftërave në Ballkan. Vërtet, diversifikimi i veprimtarisë së UDB-së bëhej edhe gjatë luftërave të viteve të 90-ta, por ndryshimi I madh megjithatë do të marrë hov pas pushimit të lufterave. Në periudhën post-lufterash, UDB-ja, KOS-i, Sigurimi pothuaj tëresisht do të shmangin misionin ideo-politik dhe do të përqendrohen në fushën e ekonomisë, biznesit, trafiqeve ilegale, privatizimit, krimit, korrupsionit, nepotizmit dhe thënë shkurt – pasurimit duke përdorur asetet, rrjetet, kapitalin njerëzor dhe privilegjet e trashëguara nga koha e monizmit.

Ky transfer do të lehtësohet falë mungesës së lustracionit që mundësohej nga instalacionet agjentureske nëpër parti dhe administratë, apo do të kompromitohet dhe zhvlerësohet përmes qasjes selektive, sikur që ishte rasti me lustracionin në Maqedoni në kohën e qeverisë Gruevski-Ahmeti. Në të cilën ca aktorë të dorës së dytë dekonspiroheshin vetëm që “balenat” e mëdha të kalojnë “pa therrë në këmbë”.

Faktori i dytë që mundësonte këtë transfer nga politika drejt ekonomisë, drejt kriminalizimit, ndërlidhet me dominancën e kuadrove diplomatike perëndimore të trashëguara nga koha e monizmit dhe periudha e luftërave; si dhe falë lidhjeve të vjetra të shërbimeve si CIA, BND, me agjenturat e monizmit komunist. Për hatër të stabilitetit, paqes, dialogut rajonal, diplomatët amerikanë, gjermanë, holandezë toleronin këtë “reformatim” shërbimesh dhe mundësonin penetrimin dhe okupimin e ekonomisë nga agjenturat komuniste, tok me familjet e tyre. Ky transfer lehtësohej edhe falë faktit që e djathta post-komuniste në fillim të viteve 1990 mbante imazhin e eger (Drashkoviq, Georgievski), me vokabular nacist-fashist, pa manire të sofistikuara, pa njohje gjuhësh dhe kuptim te rregullave të politikes dhe diplomacise. Falë këtij imazhi të “egër”, nomenklatura komuniste kultivonte imazh urban, me fjalor të sofistikuar, me eksperiencë administrative, kultivim hierarkishe, njohje gjuhësh, afinitet për pop-kulturat e kohës etj., që automatikisht i bënte me të kapshëm dhe më të pëlqyeshëm për përfaqësuesit perendimorë.

Dinamika e dytë

Transformimi i rolit ideo-politik ne atë ekonomik-nëntokësor do të mundësojë që UDB-a, KOS-i, Sigurimi të shtrijnë prezencën dhe ndikimin jo vetëm në partitë e sapoformuara politike, në industri, në grupimet kriminale, por edhe në fushën e ndikimeve shpirtërore, si në institucionet fetare dhe frymëzimet dhe kahjet ideologjike demokratike. Që do të thotë se ashtu si agjentura post-komuniste instalonte prokurorin dhe avokatin mbrojtës, mediat qeveritare dhe ato opozitare, rivalitetet mes klubeve/fansave sportivë, ajo ndikonte edhe në promovimin dhe imponimin e ideo-partive performative të liberalizmit majtist dhe konservativizmit “djathtist”. Thënë ndryshe, për dallim nga Perëndimi, ku dallimet ideologjike diktoheshin nga qasja ndaj kishës në sheshin e qytetit, në botën post-komuniste të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, epiqendra e “diversitetit” mes majtizmit dhe djathtizmit do të mbetet e duart e guardianeve të sirtarëve të UDB-së, KOS-it, Sigurimit.

Ky manipulim falco-ideologjik sërish do të lehtësohet falë mungesës së lustracionit dhe “naivitetit” perëndimor, sidomos atij evropian, i cili do të pranojë dhe favorizojë nocionin se anti-komunizmi automatikisht nënkupton qëndrim liberal apo konservativ sipas standardeve perëndimore. Edhe pse në realitet, anti-komunizmi post-komunist në të shumtën e rasteve bazohej në refuzim të njëmendësisë komuniste, por jo detyrimisht te vet konceptit të njëmendësisë. Ashtu si djathtizmi post-komunist në shum raste ishte konflikt mes grupimeve staliniste leniniste tradicionale dhe neo-komunistëve marksistë bashkëkohorë, me koreografi fetariste, por megjithatë me kuptim ateist të koncepteve besimtare. Me një fjalë, ndikimi i agjenturave siguronte që rivalitetet të aktrojnë dallime performative, publike, protokolare, por gjithnjë në lojalitet dhe varshmëri ndaj epiqendrës vendimarrëse të agjenturave.

Për pasojë, penetrimi i falco-ideologjive post-komuniste në Evropën Perëndimore jo vetëm që do të zhvlerësojë zhvillimin e demokracive autentike të vendeve post-komuniste, por do të cenojë, degradojë dhe rrenojë ndikimin e partive dhe lëvizjeve autentike liberale në vendet e Evropës Perëndimore, në një masë edhe në ShBA.

Ku ndërlidhet këtu Kosova, sot?

Kosova sot kufizohet me katër shtete fqinje, nominalisht, politikisht. Por jashtë këtij shiqimi politik-administrativ, Kosova sot është e rrethuar me një dukuri të vetme që e bën atë të dallojë dhe njëkohësisht stimulon agresionin ndaj saj. Kosova, pra, kufizohet me katër shtete të kapura nga krimi i organizuar, që buron që nga re-dekorimi i agjenturave post-komuniste në biznes, nëntokë, korrupsion, padënueshmëri, parapolitikë, institucione te kapura, media të korruptuara etj. Kosova është viktimë e sukseseve të saja, që vetëm se nënvizojnë dështimet reformative të fqinjëve.

Sikur të kuptonim këtë dallim substancial, do të kuptonim më lehtë prapavijat dhe natyrat e “skandaleve” spontane që shpërthejnë nga asgjëja, sikur dhe skandalet desruktive që me këmbëngulje heshten apo anashkalohen. Dhe, mbi te gjitha, kuptimi i rolit të shërbimeve post-komuniste nga fqinjësia lehtëson të kuptohet se lehtësia e “dridhjeve” përmes skandaleve ditore diktohet nga fakti qe Kosova nuk e ka “shtetin e thellë” të saj, por është nën ndikim të “shteteve të thella” nga fqinjësia me një aspiratë të vetme: eliminimin e “shembullit të keq pozitiv kosovar”, që kompromiton dhe shpalos natyrat e vërteta të krimeve të organizuara shtetërore në Serbi, Shqipëri, Maqedoni falë ndikimit perpetual e permanent të shërbimeve të pareformuara, por të transformuara nga agjenci “sigurie kombëtare” në agjentura “sigurie oligarkike”.

Në aspektin konkret, “kërcënimi” që Beogradi, Tirana, Shkupi e ndjejnë nga Prishtina bazohet mbi faktin që insitucionet e Kosovës janë ndërtuar nga themeli, me kuadro të stërvitura dhe të përzgjedhura, por edhe kontrolluara nga faktori perëndimor. Që siguron jo vetem një politik-bërje ndryshe, por edhe kredibilitet autentik në interpretimin e prapavijave të zhvillimeve politike e të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Thyerja e klaneve dominante ne skenën politike të Kosovës nuk ndërlidhet ekskluzivisht me grupimet partiake, por si parandalim që ato klane të evoluojnë në pandemi infektive që do të “zaptojnë” shtetin mu sikur që agjenturat kapnin dhe ngulfatnin sistemet shtetërore në Beograd, Tiranë dhe Shkup. Për dallim nga mungesa apo imitimi i lustracionit në Serbi, Shqipëri, Maqedoni, në Kosove procesi i lustracionit bëhej nga faktorë të jashtëm në kombinim me forcim të faktorëve autentikë vendorë. Por ajo që Kosovën e bën edhe më dalluese nga fqinjtë, është procesi paralel i lustracioneve të dyfishta – lustracion të krimit dhe lustracion të komunizmit, të binjakëzuara në krimin e organizuar nën petkun e politikës dhe në emër të patriotizmit.

Ndryshimi dramatik që ndodhë sot në Ballkan ndërlidhet jo vetëm me ngritjen e vetëdijes apo dyshimeve të qytetarëve për ndërlidhjet krim-politikë mes qendrave rajonale, por aq më shumë falë ndryshimeve eksterne që gradualisht diktojnë ndryshimet interne. Proces i filluar me rëniën dhe komprometimin e politikës Merkel dhe strategjisë së “imitatorëve ideologjikë” që pamundesonte profilimin autentik, human, përfaqësues ideologjik në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pamundësi që siguronte që edhe pse në fjalë dhe simbolika dallonin, në vepra dhe privilegje veshtirë se mund të gjenit dallime mes “djathtizmit” të Vuçiqit, Berishës, Gruevski, Menduh & Hashim Thaçi, dhe “majtizmit” të Milosheviqit, Ramës, Ahmetit, Cërvenkovskit, Sekerinskas, Zaevit, Daçiqit, Vulinit. Sikurse në Evropën Perëndimore të vërshuar nga majto-djathtistët e Evropës Lindore, edhe ne Ballkanin Perëndimor diferencimi ideologjik nuk bazohej mbi vlera, por mbi distribuimin e interesave dhe ndikimeve të diktuara dhe të kontrolluara nga agjenturat post-komuniste të transformuara në oligarki dhe të instaluara në parti, media, OJQ etj.

Në shikim të parë, ndryshimi do të vijë si pasojë e ngritjës së Donald Trumpit në ShBA. Por, një shikim me i kujdesshëm brenda zhvillimeve tektonike në skenën politike amerikane, do të qartesojë se ShBA-të me kohë kanë kuptuar kërcënimin dhe rrezikun e infiltrimit të sindromit evropian me “ideologji imitative” me pasoja fatale per liberalizmin (debakli i Partise Demokratike) por tentativisht edhe djathtizmin. Sëkendejmi, establishmenti republikan mban qëndrimin delikat nga lidershipet në Evropën Lindore, duke mos harruar dhe nënvlerësuar origjinën post-komuniste-leniniste të figurave si Orban, Fico, Rama, Ahmeti, Thaçi, Vuçiq etj., të cilët ende tolerohen, deri në pritje të identifikimit, selektimit dhe promovimit të faktorëve autentikë të së djathtës-konservatore kombëtare. Theksoj – kombëtare – jo versione imitative të djathtizmave ruse, turke, arabe etj.

Në këtë përshkrim, figura e Albin Kurtit është unike. Siç kam theksuar në shumë raste, faktori perëndimor nuk kultivon simpati për Albin Kurtin, por megjithatë po ai faktor e kupton me lehtë Kurtin së gjithë liderët tjerë rajonalë. Pasi që për dallim nga (anti)komunistët tjerë, majtizmi i Kurtit nuk buron nga privilegji nepotist-komunist jugoslav, bile as ai enverian, por nga replikimi i laburizmit perëndimor si bërthamë e lëvizjeve liberale pas luftës së dytë botërore.

Thënë ndryshe, Kurti konsiderohet majtist sipas tipareve, modeleve Starmer, Blair, Bernie Sanders, Trudeau, që e bën atë të afërt për majtistët dhe të kuptueshëm për djathtistët perëndimorë.

Shkurt, ideologjia e Kurtit definohet nga Agora Klasike në konceptin perëndimor të çarjeve ideologjike, si një De Gaulle që drejtohet nga sovraniteti, pavarësia dhe pragmatizmi. Një majtizëm tipik europian në kundershtim me modelet e liberalizmeve post-komuniste (të diktuara nga eksperienca komuniste) dhe djathtizmeve post-komuniste (por me nuanca nacional-socializmi). Në këtë aspekt, është çështje për debat nëse ky imazh ndërlidhet si rrjedhojë e autenticitetit të tij, apo pjesërisht edhe si pasoje e falco-ideologjive të rivalëve politikë në Beograd, Tiranë, Shkup, Prishtinë që aktrojnë ndarje ideoligjike, por nën komandë të krimit të agjenturave të reorganizuara (post)komuniste dhe oligarkike.

Prandaj, krizat artificiale në Kosovë nuk janë autentike, por vetëm reflekse të qarqeve prishtinase të ndërlidhura me agjenturat fqinjësore. Rrjedhimisht, nuk është e rastit që secila tronditje në “Prishtinën elitiste” ndërlidhet më krizat rrjedhëse në shtetet e kapura nga Rama, Vucic, Mickoski, Ahmeti. Nuk është e rastit që krizat artificiale “ekspozita” ndodhin pas publikimeve paralele (në Le Monde dhe Kallxo) për ndikimet serbo-ruse në sistemet mediale rajonale. Nuk është e rastit që secila e arritur e Prishtinës patjetër “mbulohet” nga skandali ditor (vizita Makron, vendimi i FSK-së). Nuk është e rastit që grupimet ideologjike perëndimore janë gjithnjë e më të mbyllura për imitatorët e ideologjive nga Beogradi, Tirana, Prishtina, Shkupi, paralelisht me focimin e aktiviteteve për faktorizim të grupimeve me kapacitete për perfaqesim autentik ideologjik, pa ndërlidhje me grupimet e trashëguara partiake e oligarkike nga koha e komunizmit.

Si përfundim, ashtu si do të ashpërsohet qasja perëndimore ndaj “olgarkisë kapitaliste me organe komuniste” në fqinjësi, aq me shumë do të shtohen tentativat për provokime krizash në Prishtinë. Prandaj, një sugjerim: çdo herë kur ndodhë ndonjë krizë artificiale e provokuar nga “menaxheria” e komuno-oligarkëve në Kosovë, ndaluni dhe mendoni se çka ka ndodhë apo së pari do ndodhëe në Beograd, Tiranë dhe Shkup, aty ku flejne gjarpërinjteëe “shteteve të thella” të Prishtinës.

PS

Pyeteni veten: pse rrallë kush e akuzon Albinin për “enverizëm”? Nga respekti për të? Apo nga frika se hidhërohen Rama. Ose Berisha. Ose Ali Ahmeti.

______________
* Autori është historian arti, ish-gazetar, aktivist humanitar, përkthyes, zyrtar në organizata ndërkombëtare, ish-ambasador i Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë dhe ish-ambasador i OSBE-së në Turkmenistan.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ismaili: 16 kandidatë maqedonas, asnjë shqiptar në kursin për oficerë

Ismaili: 16 kandidatë maqedonas, asnjë shqiptar në kursin për oficerë

1 orë më parë
Paralajmërimi i SHBA, Lamallari: S’ka kërcënim real, Shqipëria e sigurt

Paralajmërimi i SHBA, Lamallari: S’ka kërcënim real, Shqipëria e sigurt

1 orë më parë
Haxhiu: Demonstratat e vitit ‘81 shënuan një kthesë në vetëdijen shoqërore

Haxhiu: Demonstratat e vitit ‘81 shënuan një kthesë në vetëdijen shoqërore

1 orë më parë
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës së ’81-ës

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH