Kurti teksa ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me presidenten e kryeparlamentarin, ka bërë të ditur se VV garon sërish me dy subjektet tjera politike Guxo dhe Alternativa.
“Me Guxo edhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion ashtu siç kemi qenë. Sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme. Sepse jemi ballëhapur si askush para nesh e nuk po mund të them pas nesh se do të fitojmë sërish. Ky është moment i rëndësishëm për përgatitjet tona organizative”, ka theksuar ai.
Kurti ka thënë se rritja ekonomike në vend ka ndodhur në kohën e trysnive nga Serbia.
“Ekonomia e vendit tonë apo GDP është rritur për 33 për qind, ndërkaq buxheti i shtetit 35 për qind. Të hyrat tatimore janë 40 për qind më të larta se më 2021, kur krahasohemi me veten jo me të tjerët. E kemi rritur dy herë pagën minimale. Kjo rritje ekonomike nuk është bërë në kurriz të demokracisë apo të drejtave të njeriut. Përkundrazi ky progres demokratik nuk është realizuar pse Serbia na la të qetë, pse ne iu nënshtruam asaj duke ia marrë Listë Serbe në koalicion, duke ia dhënë Zajednicën apo duke ia premtuar veriun e Kosovës nën petkun e shkëmbimit territorial siç patën bërë pararendësit tanë në ekzekutiv”, ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, kërcënimet më të mëdha te sigurisë, tentimet me të rënda për stabilizim i ka pasur Qeveria Kurti.
Tutje Kurti ka bërë thirrje për unitet të deputetëve të VV-së, duke thënë se duhet të gjindet pajtueshmëria edhe atëherë kur idetë nuk përputhen.