Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Skenderaj ka pritur nënkryetarin e kësaj partie, Glauk Konjufca dhe kandidatët e tjerë për deputetë të Kuvendit, në prag të zgjedhjeve parlamente të 9 shkurtit.
Ky subjekt politik në një postim në Facebook, bënë të ditur për aktivitetet e saj, “cep më cep Drenicës dhe gjithë Kosovës” për të diskutuar për propozime e projekte të reja
“Pritje e ngrohtë për Kryetarin Konjufca dhe kandidatët e tjerë për deputetë në Skënderaj. Cep më cep Drenicës dhe gjithë Kosovës për të shpalosur të arriturat e mirëqeverisjes sonë dhe për të diskutuar për propozime e projekte të reja. 118, numri i vërtetë”, shkruan LVV në Facebook.