Për dy muaj, një çift nga Kalifornia ishte zemërthyer, duke u shqetësuar për vendndodhjen e maces së tyre të dashur pasi e humbën atë në parkun kombëtar Yellowstone, një shkretëtirë më e madhe se disa shtete amerikane.
Por me mbylljen e verës, historia e tyre tragjike mori fund.
Benny dhe Susanne Anguiano u ribashkuan me macen e tyre të humbur Rayne Beau muajin e kaluar pasi një grup për mirëqenien e kafshëve u thirr për t’i njoftuar që macja e tyre ishte gjetur në Roseville, Kaliforni, 1 mijë e 287 kilometra nga Yellowstone, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.Sipas grupit për mirëqenie të kafshëve, macja kishte udhëtuar vet për të arritur në shtëpinë e saj.