Presidenti francez Emmanuel Macron ka lavdëruar “guximin” dhe “durimin” e popullit sirian pasi forcat opozitare rrëzuan al-Asad nga pushteti, transmeton Kosova Post.
“më në fund, shteti barbar ka rënë. I bëj nderim dhe i përulemi popullit sirian për guximin dhe durimin e tij.
Në këtë moment pasigurie, u uroj atyre paqe, liri dhe unitet”, tha Macron në një postim në X.
“Franca do të mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve në Lindjen e Mesme.”