Maduro akuzohet për drogë e armëmbajtje, thotë prokurorja amerikane

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka thënë se presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij janë paditur në Distriktin Jugor të Neë Yorkut.

 

Ajo ka deklaruar se ndaj Maduros ngarkohen akuzat për “Konspiracion Narko-Terrorizmi, Konspiracion Importimi Kokaine, Posedim të Mitralozave dhe Pajisjeve Shkatërruese, dhe Konspiracion për Posedim të Mitralozave dhe Pajisjeve Shkatërruese kundër Shteteve të Bashkuara”.

“Ata së shpejti do të përballen me fuqinë e plotë të drejtësisë amerikane në tokën amerikane në gjykatat amerikane”, ka theksuar Bondi.

“Një falënderim i madh për ushtrinë tonë të guximshme që kreu misionin e pabesueshëm dhe shumë të suksesshëm për të kapur këta dy trafikantë të dyshuar ndërkombëtarë të drogës”, ka thënë ajo.May be an image of one or more people and text

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish