Ish-presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, kanë reaguar publikisht për herë të parë që nga kapja e tyre nga forcat amerikane. Çifti, i cili prej 3 muajsh mbahet në një burg federal në Brooklyn, përmes një postimi në X, deklaroi se janë mirë dhe të qetë.
“Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe në lutje të vazhdueshme”, thuhej në një postim të ndarë nga Maduro.
Më 3 janar, Maduro u arrestua nga forcat amerikane në Karakas dhe u dërgua me aeroplan në Shtetet e Bashkuara për shkak të akuzave për trafik narkotikësh dhe bashkëpunimit të tij të dyshuar me trafikantë droge dhe grupe kriminale si në Venezuelë ashtu edhe në Kolumbi./euronews


























