Skuadra e Malishevës ka debutuar me fitore befasuese në garat evropiane, teksa e ka mposhtur Buduçnostin e Podgoricës.
Ndonëse ekipi mysafir ishte më i mirë në pjesën e parë, duke realizuar tri goditje brenda kornizës së portës, portieri i Malishevës Hadis Velii, nuk lejoi që të tundej rrjeta e tij.
Në pjesën e dytë, skuadra e Malishevës u duk më e organizuar duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.
Dhe ky angazhim u konkretizua në minutën e 67-të përmes supergolit të Etnik Brrutit për rezultatin 1-0.
Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Loja e kthimit luhet javën tjetër në Mal të Zi.


























