Dy granata dore që dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur në fshatin Guiq të Malishevës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore.
Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raportin e policisë.