Manchester City ka arritur të shënoj fitoren e parë në ‘Anfield Road’ pas pesë vitesh, duke mposhtur me rikthim Liverpoolin (1:2).
Pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa me një supergol të Dominic Szoboszlait nga gjuajtja e lirë, Liverpooli kaloi në epërsi në minutën e 74-të.
Mirëpo dhjetë minuta më vonë, Silva barazoi rezultatin pas një asistimi nga Erling Haaland.
Në minutën e tretë shtesë City fitoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar në zonë të Alisson Beckerit.
Nga penalltia nuk gaboi Erling Haaland i cili realizoi për 1-2.
Ait Nouri pati mundësi t’i jap fund dilemës së fituesit por goditja e tij u ndal nga portieri.
Liverpooli reagoi shpejtë dhe rrezikoi portën e Donnarummas me një supergoditje por ky i fundit bëri pritje spektakolare.
Pas kësaj City realizoi një tjetër gol me Ryan Cherkin, por goli u anulua për t’u dhënë faull përpara golit. Në këtë situatë me karton të kuq u ndëshkua autori i golit të vetëm të Liverpoolit, Dominic Szoboszlai i cili tërhoqi për fanelle Haalandin.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe City arkëoi tre pikët e radhës.
Manchester City ka 50 pikë tashmë në vendin e dytë kurse Arsenali 56, ndërsa Liverpooli mbetet i gjashti me 39 sosh.


























