Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj, duket se do të largohet nga Sivaspori gjatë këtij sesioni të merkatos.
Lojtari synohet nga Trabzonspor, por klubet nuk kanë arritur akoma një marrëveshje mes tyre.
Vetë Manaj ka kërkuar largimin dhe tashmë duket se drejtuesit e Sivasporit do t’ia plotësojnë këtë dëshirë.
Mediat turke shkruajnë se Sivaspor ka arritur marrëveshjen me sulmuesin portugez, Gonsalo Pasiensa, që aktualisht luan me Celta Vigon në Spanjë.
Blerja e sulmuesit të ri do ti hapte rrugën e largimit Manajt, që pas një sezoni të shkëlqyer te Sivaspor synon që të bëjë mirë edhe me Trabzonsporin.