Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, me të cilin ka folur rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut, përcjell KosovaPost.
Lajmi e për takimin e ka bërë vetë ministri Maqedonci, nëpërmjet një postimi ne Facebook ku ka publikuar pamje nga takimi.
“Në takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama diskutuam rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e emergjencave civile, ngritjes së kapaciteteve reaguese të kryeqytetit në rast të fatkeqësive natyrore si dhe rasteve të shkaktuara nga vet dora e njeriut. U dakorduam për koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional”, ka shkruar Maqedonci.