Maqedonci: Gratë dhe vajzat ushtarake janë krenaria e Forcës sonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e kontribuimit të grave dhe vajzave në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), përcjell KosovaPost.

Në kuadër të shpalljes së vitit 2025 si Vit i Gruas nga kryeministri Albin Kurti, Maqedonci ka shprehur krenarinë për 358 gra dhe vajza ushtarake që shërbejnë në FSK, përfshirë 1 Gjeneralmajore, 1 Kolonele, 3 Nënkolonele, 3 majore, 3 kapitene, 13 togere, 9 nëntogere, 226 nënoficere dhe 90 ushtare.

“Forca jonë e Sigurisë i ka 358 gra e vajza ushtarake. Ato shërbejnë në të gjitha armët me profesionalizëm dhe me patriotizëm të lartë. Ato janë krenaria e Forcës sonë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka ftuar vajzat që të aplikojnë për konkurset e ardhshme për kadete dhe ka theksuar angazhimin për të rritur numrin e grave ushtarake në të ardhmen.

“Do të punojmë së bashku që ta arrijmë qëllimin për të paktën 1000 ushtarake,” ka përfunduar Maqedonci.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika