Ministri i mbrojtjes, njëherësh kandidati për deputet në listën e Vetëvendosjës, Ejup Maqedonci, sot ka qëndruar në fshatin Polac të Skenderajt ku ka marrë pjesë në varrimin e Xheladin Kabashit, i cili ishte vrarë nga ushtria kriminale serbe në vitin 1999, dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për të, shkruan KosovaPost.
“Nga Polaci, pranë varrit të Xheladinit dhe para këtij populli të përvuajtuar, betohemi që krimet dhe kriminelët serbë kurrë nuk do t’i falim dhe drejtësinë do ta kërkojmë gjithmonë”, ka shkruar ai përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot në fshatin Polac të Skenderajt morëm pjesë në varrimin e Xheladin Kabashit, i cili ishte vrarë nga ushtria kriminale serbe në vitin 1999, dhe që nga ajo kohë nuk dihej asgjë për të.
Eshtrat e tij u gjetën dhe u varrosën 26 vite më pas në vendlindjen e tij.
Nga Polaci, pranë varrit të Xheladinit dhe para këtij populli të përvuajtuar, betohemi që krimet dhe kriminelët serbë kurrë nuk do t’i falim dhe drejtësinë do ta kërkojmë gjithmonë.
Lavdi Xheladin Kabashit, martirëve dhe dëshmorëve të kombit tonë!
Sakrifica juaj nuk do të harrohet asnjëherë!