Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, së bashku me ambasadoren e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli si dhe Këshilltaren Politike, Liridona Gashi, kanë takuar Admiral Giuseppe Cavo Dragone, Shef Stafi i Mbrojtjes së Italisë dhe Kryesues i ardhshëm i Komitetit të NATO-s, përcjell KosovaPost.
Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale gjeopoltike, zhvillimin e FSK-së, bashkëpunimin bilateral me Italinë në fushën e mbrojtjes, dhe synimin tonë si shtet për anëtarësim në NATO dhe BE.
“Admiralin e falenderova për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, për mbështetjen e vazhdueshme që Italia ka ofruar përmes trupave të KFOR-it dhe EULEX-it. Nga ana e tij, Admirali shprehu vlerësim të lartë për mënyrën se si është menaxhuar sulmi terrorist në veri të vendit, e po ashtu shfaqi vullnet e gatishmëri të plotë për të përkrahur Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në Programin e Partneritetit për Paqe”.
Tutje, në këtë takim është dakorduar që ruajtja e stabilitetit në Ballkan e më gjerë përbën prioritet, ndërsa koordinimi me partnerët strategjik do të jetë lidhja që e garanton këtë.