Rinovohet për herë të dytë marrëveshja ndërmjet Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Qendrës Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS), për projektin “Inventari i Mozaikëve në Shqipëri”.
Site të ndryshëm janë bërë tashmë objekt studimesh dhe restaurimesh të përbashkëta, ndërmjet vitit 2013 dhe 2022, si: Butrinti, Kishat e via Egnatia, Bylis.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore beri te ditur se mozaikë të tjerë mbeten për t’u studiuar, kryesisht në Butrint extra-muros, Sarandë, Durrës, Korçë, etj, pa harruar dyshemetë e kishave mesjetare dhe zbulime të reja të mundshme.
Objektiv i kësaj marrëveshjeje është studimi sistematik i dyshemeve të Shqipërisë: mozaikë, opus sectile dhe pllaka.
Projekti përbëhet nga katër akse kryesore të cilat janë: konservimi e restaurimi, dokumentimi, trajnimi, botimi.atsh.