Instituti për Studime të Luftës Hibride – OCTOPUS, organizon sot në Prishtinë forumin me temë “Demokracia në rrezik: Zgjedhjet si një Fushëbetejë Gjeopolitike.”
Ky forum do të mbledhë ambasadorë, profesorë, studiues dhe ekspertë të sigurisë për të diskutuar rreth zgjedhjeve si arenë gjeopolitike dhe sfidave që paraqesin për sigurinë demokratike.
Në këtë forum do të marrin pjesë ambasadorë të Shqipërisë, Malit të Zi, Gjermanisë dhe Kroacisë, profesorë e studiues nga Kosova dhe rajoni, dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë.
Gjatë forumit do të diskutohen dy sesione kryesore: Zgjedhjet si një arenë gjeopolitike dhe Zgjedhjet dhe siguria.


























