Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila fillon në orën 10. Ekzekutivi do t`i shqyrtojë 14 pika të rendit të ditës.
Në kabinetin qeveritar në rend dite sot është, ‘Shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së Pajustifikueshme’ si dhe “Shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së Pajustifikueshme”.
Pikë tjetër që do të trajtohet në mbledhjen e sotme të qeverisë është edhe Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së Pajustifikueshme (MD)
2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024 (ZKM)
3. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim (MFPT)
4. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Rregullat e Përbërjes së Organit Kolegjial në Procedurën e Shqyrtimit të Ankesës Administrative ndaj Vendimit Përfundimtar të Inspektimit (ZKM)
5. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit të Ankesave për personat që iu ka refuzuar Certifikata e Sigurisë së Personelit (ZKM)
6. Shqyrtimi i Draftit të Programit Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës (MM)
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (MBPZhR)
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Ad hoc të Pranimit për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Pyjore të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR)
9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komisionit Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (MINT)
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në pajtim me Marrëveshjet dhe Aneks Marrëveshjet e Mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i MZHR-së dhe Kryetarët e Komunave (MZhR)
11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin publik të Planit për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore Iber, Lepenc dhe Moravë e Binçës (MMPHI)
12. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Ndihmë Juridike Falas (MD)
13. Shqyrtimi i Draftit të Koncept-dokumentit për Fushën e Qeverisjes dhe Menaxhimit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Republikën e Kosovës (MASHTI)
14. Të ndryshme