Shtëpitë e shqiptarëve në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut janë mbushur me mbishkrime serbe.
Në shtëpitë që po rindërtohen nga Qeveria e Kosovës dyshohet se serbët kanë vendosur mbishkrime të tilla si “Rusia”, “Vagner” dhe “Kosova është Serbi”, për të shkaktuar frikë për qytetarët shqiptarë që dua të kthehen në trojet e veta.
Ndërkohë, autoritetet e Republikës së Kosovës kanë larguar një tabelë te Kalaja e vogël në Komunën e Zveçanit, në të cilën ka qenë i vizatuar një kryq.